TIRANË, 10 janar/ATSH/- Punonjësit e bashkisë së Gjirokastrës po punojnë intensivisht për hapjen e rrugëve të qytetit nga dëbora.
“Të gjitha grupet e punës në terren për të hapur rrugët e brendshme, trotuaret, për të ndihmuar familjet që kanë nevojē për shërbime transporti në raste sëmundjesh apo rrezikshmëri në banesat e tyre”, bën të ditur bashkia.
Edhe gjatë natës së mbrëmshme jo vetëm mjetet e bashkisë, por edhe ato që erdhën nga prefekti i Qarkut Gjirokastër dhe kryetari i Qarkut Gjirokastër punuan në orët e vona për pastrimin e borës masive, që ka pushtuar rrugët e qytetit të gurtë.
Në Gjirokastrës ranë gjatë ditës së djeshme reshje dëborës me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës arrin në 15-20 cm, ndërsa temperaturat shënojnë -1 gradë Celsius. /k.s/j.p/












