TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për të menaxhuar qytetin, për të shmangur përmbytjet nga moti i keq.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se punonjësit janë në terren në qytet si dhe në rrethina, duke hedhur kripë e skorje për borën. Sipas tij, nëse ka bashkëpunim me qytetarët, bashkia do t’u përgjigjet çdo emergjence në kohë.
“Sot është një ditë jo e lehtë për menaxhimin e qytetit! Jemi në terren në Tiranë-qytet, për të shmangur përmbytjet dhe në zonat Tiranë-rrethina, me kripë e skorje për borën! Nëse bashkëpunojmë të gjithë, do t’ia dalim me sukses! Për çdo emergjencë! FORCA!” – thotë Veliaj. z.tosku/ /a.g/













