Ballina Bota

ATHINË – Merkel: Greqia ka kryer përparime të mëdha

ATHINË, 10 janar /ATSH-ANA/ – Greqia ka kryer përparime të mëdha, me përfundimin e programit të saj të tretë rregullues vitin e kaluar, dhe kjo duhet të jetë një arsye për të ardhmen, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë ekskluzive për gazetën greke “Kathimerini”.

Ajo pranoi se “vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për shumë njerëz në Greqi”.

Merkel vuri në dukje se Evropa tregoi solidaritet me Greqinë me tre programe financiare, që mbështetën përpjekjet për të arritur stabilitetin fiskal dhe ekonomik të vendit.

Merkel shtoi se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e këtyre përpjekjeve./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Lezhë, Frano Kulli zgjidhet drejtuesi i bibliotekës publike ”Gjergj Fishta”
Artikulli tjetërMASR: Pezullohet mësimi në disa shkolla të vendit, shkak moti i keq