TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Rreth 60 studentë bullgarë mësojnë gjuhën shqipe, në të gjithë ciklin e plotë të studimeve në Universitetin Shtetëror “Klement Orhidski” të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha zhvilloi një takim me profesorët dhe studentët e Katedrës së Ballkanistikës, në Universitetin Shtetëror “Klement Orhidski” të Sofjes, të cilët ushtrojnë mësimdhënien e gjuhës e letërsisë shqipe për studentët bullgarë e të huaj, në këtë universitet prej dekadash.
Ajo falenderoi drejtuesen e departamentit për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, prof. Rosana Beyleri dhe stafin e saj pedagogjik, ass. prof. Anton Panchev, i cili ka punuar vite më parë edhe si lektor në Universitetin e Prishtinës, përkthyesen e disa veprave nga gjuha shqipe në bullgarisht, ass. prof. Ekaterina Tarpomanova, etj., për përkushtimin e tyre në përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në Bullgari.
/gj.mima/ /a.g/























