TIRANË, 8 janar/ATSH/ Fotot e Dardhës nën pushtetin e borës janë ftesa më e mirë për të gjithë ata që duan turizmin dimëror.
Reshjet e borës kanë zbardhur Dardhën, 1300 metra mbi nivelin e detit, ku kanë krijuar pamje magjepsëse.
Moti i ftohtë me temperatura që zbresin nën zero gradë në pjesën më të madhe të vendit, ka risjellë këtë fillimvit reshjet e borës në zonën veriore dhe juglindore të vendit.
Nga Dardha, vjen përmes këtyre fotove, magjia e borës.
/m.m/j.p/






















