Ballina Bota

POLONI – Numër rekord vizitorësh në muzeun e Aushvicit

VARSHAVË, 7 janar /ATSH-AFP/ – Një numër rekord prej 2,152 milionë vizitorësh nga e gjithë bota u regjistruan në 2018 në ish-kampin nazist të shfarosjes Aushvic-Birkenau, i shprehur ndryshe 50 000 persona më shumë se në 2017, njoftoi sot web-i i muzeut.

Rreth 80% e vizitorëve u shoqëruan nga një prej 320 udhërrëfyesve të muzeut në 20gjuhë të ndryshme.

‘’Një përqindje kaq e madhe e atyre që vendosin të njohin historinë e Aushvicit gjatë vizitave në grupe të organizuara i jep një rëndësi të madhe këtij muzeu’’, thotë drejtori i muzeut, Piotr Cywinski.

”Kjo mundëson jo vetëm të zgjerosh dijet dhe një botëkuptim më të thelluar, por gjithashtu edhe dëshirën për të dialoguar dhe për të pyetur për këtë histori tragjike’’, përfundon ai./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Lukovë, vlerat arkeologjike e historike të mureve antikë të Hundëcovës
Artikulli tjetërSi të ruajmë fëmijët nga virozat e stinës