Ballina Ekonomi

Vonesat në fluturime, nisin procedurat e kompensimit për 1200 pasagjerë

TIRANË, 5 janar /ATSH/- Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur sot se, gjatë vitit 2018, për vonesat apo anulimet e fluturimeve nga kompanitë ajrore, janë kompensuar 700 pasagjerë ndërsa kanë nisur procedurat edhe për 1200 pasagjerë të tjerë.

“Nga të dhënat zyrtare që vijnë nga kompanitë ajrore ka pasur rritje të numrit të kompensimeve me 250 euro, ndaj pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit. Në total shifra deri në këtë periudhë ka shkuar në 700 kompensime, nga rreth 2000 formularë të plotësuar”.

Lajmi pozitiv për pasagjerët është se kompanitë kanë pranuar të kompensojnë 1200 pasagjerë të tjerë dhe kanë filluar procedurat e kompensimit. Kjo do të thotë se pas plotësimit të dokumentacionit përkatës, pasagjerët që janë prekur nga vonesat apo anulimet do të marrin atë që iu takon më ligj” njofton AAC. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBIOTEKNOLOGJI – ADN-ja e neandertalit ka modeluar kafkën e njeriut
Artikulli tjetërFOTO/ Durrës, përgatitje për ceremoninë e Ujit të Bekuar