TIRANË, 4 janar/ATSH-Maela Marini/ – Eksportet u rritën konsiderueshëm me 15% në 11-mujorin e vitit 2018.
Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.
“Është rritur ekonomia dhe është fuqizuar sipërmarrja vendase dhe janë rritur eksportet. Vetëm në makineri dhe pajisje te importet, rritja është 7.5% dhe të gjitha futen te xhiroja e prodhimit”, tha Ahmetaj./e.caushi/























