Ballina Bota

SOFT NEWS – E dini sa bebe u lindën sot në botë?

NJU JORK, 1 janar /ATSH-DPA/ – Numri i lindjeve të parashikuara për datën 1 janar 2019 është 395 000, sipas të dhënave të UNICEF-it, të publikuara sot.

”Një e katërta e tyre do të lindin në Azinë Jugore, ku India kryeson me 70 000, e ndjekur nga Kina me 45 000 dhe Nigeria me 26 000”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

”Këto bebe, në pjesën më të madhe të rasteve nuk do të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, theksoi UNICEF-i duke shtuar se gjatë vitit 2017 rreth një milion bebe vdiqën ditën që u lindën, ndërkohë që 2,5 milionë të tjera vdiqën brenda një muaji pas ardhjes në jetë.

Shumica e tyre vdiqën nga raste të mënjanueshme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Dy të vdekur në Holandë, 216 të plagosur në Itali nga fishekzjarret
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 2 janar 2019