Ballina Flash

Parashikimi i motit, 2 janar 2019

TIRANE, 2 janar/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet deri në orët e mesditës me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës dhe kryesisht ato të drekës shtim të vranësirave mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur prej orëve të drekës reshje shiu me intensitet të ulët më pas me kalimin e orëve dhe rënien e temperaturave reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të territorit pritet të zbresin deri në kuota të ulëta 50-100 metër. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut. Era me drejtim Juglindje-Verilindje 1-10 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive deri në 25 m/sek përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta e ato luginore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/7 re shi/ bore
Kukës -3/6 re borë
Lezhë 2/9  re shi/ bore
Dibër -5/7 re
Durrës 0/11  re shi
Tiranë 1/12  re shi/ bore
Elbasan 0/11  re bore
Berat -3/12  re bore
Vlorë 2/12  re shi/ bore
Korçë -4/6   re bore
Gjirokastër -3/10  re bore
Sarandë  1/12  re shi/ bore

 

      /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – E dini sa bebe u lindën sot në botë?
Artikulli tjetër9.1% rritje page për edukatorët