BERLIN, 1 janar /ATSH-AFP/ – Njëzetë vjeçe sot, euro është pranuar në sajë të vlerës së saj në tregje dhe në portofola duke i mbijetuar krizës së madhe, por e destinuar të mbetet një kolose e brishtë pa një solidaritet të madh europian.
Fillimisht një instrument virtual i përdorur nga financierët dhe kontabilistët, euro u materializua më 1 janar 2002, për rrjedhojë 340 milionë shtetas nga 19 shtete përdorin sot të njëjtën monedhë.
Banka Qendrore Europiane (BQE) e cila mori frerët e politikës monetare që nga 1999, krenohet se ka penguar rritjen e çmimeve, megjithëse imazhi i një euro inflacioniste vijon ende ta shqetësojë.
Në fakt, popullariteti i monedhës euro është në nivelin më të lartë. Mesatarisht 74% e shtetasve në eurozonë vlerësojnë se monedha euro ka qenë fitimprurëse në BE, dhe 64% për vendin e tyre, sipas barometrit të publikuar në nëntor nga BQE-ja. Dhe e gjitha kjo pavarësisht hovit të lëvizjeve populiste antiBE.
‘’Euro është e rrënjosur tek popullsia, madje edhe partitë anti-sistem e pranojnë një fakt të tillë’’, shprehet Nicolas Veron, ekonomist në institutet ‘’Bruegel’’ në Bruksel dhe ‘’Peterson’’ në SHBA.
Euro gjithashtu stimuloi tregtinë ndërkomunitare dhe është monedha e dytë më e përdorur, edhe pse mbetet shumë larg dollarit amerikan./ /v.b/ a.jor.























