Ballina Flash

Reshjet e dëborës, ARRSH pastron Qafën e Llogorasë

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ – Kompanitë e mirëmbajtjes në zonën e Qafës së Llogorasë kanë marrë të gjitha masat për largimin e dëborës, e cila kishte rënë në orët e para të mëngjesit.

ARRSH bën me dije se kompanitë mirëmbajtëse me anë të borëpastruesve kishin marrë të gjitha masat për të siguruar lëvizshmërinë në atë zonë, duke mos shkaktuar rëndesë të trafikut dhe duke ulur mundësinë e aksidenteve rrugore si pasojë e ngricave.

Ndërkohë që në Rajonin Verior dhe atë Jugor nuk ka pasur probleme me qarkullimin dhe janë trajtuar me kripë zonat me ngrica. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVizitorët e huaj sollën mbi 160 milionë euro më shumë se një vit më parë
Artikulli tjetërUlje e taksave për 16 mijë të punësuar