Ballina Aktualitet

Ulje e taksave për 16 mijë të punësuar

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kemi taksën me të ulët të punës në rajon, pasi në Shqipëri taksohet me 5,5% nga 10% që ishte dje, ndërsa rajoni e ka nga 9-10%.

Në konferencën e fundvitit me mediet, Kryeministri Edi Rama vlerësoi faktin se në Shqipëri taksa e punës është më e ulta në rajon dhe krahasuar me taksën që ishte 5 vite më parë, ajo është gati përgjysmuar”.

“Sot puna në Shqipëri taksohet më pak, taksohet mesatarisht 5,5% Ky është fakt. Deri dje puna në Shqipëri taksoje 10%. Në rajon kemi taksimit më të ulët të punës 5,5% ndërkohë  që të gjithë vendet e rajoni janë 9-10% me taksën e famshme të sheshtë”, – u shpreh Rama.

Po ashtu, Kryeministri vuri theksin në faktin se vitin e ardhshëm 16 mijë punonjës të tjerë do të paguajnë afro 3 milionë dollarë taksa më pak.

“Vitin që vjen janë 16 mijë të tjerë që do të paguajnë afro 3 milionë dollarë taksa më pak, në vazhdën e lehtësimit të barrës të taksimit mbi punën. Ata që fitojnë në 1.3-1.5 milionë nga rroga e tyre, ndërkohë që të tjerët më poshtë, të gjitha ata që marrin një rrogë në shtet apo privat sot paguajnë shumë më pak sa deri dje. Dje nga 300 deri në 30 mijë dollarë të gjithë pagunin 10%, që do të thotë se ata që fitonin më pak paguanin më shumë, Sot deri në 1,5 janë 90% dhe mesatarja është 5,5% e taksimit mbi punën”, – tha Kryeministri. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dëborës, ARRSH pastron Qafën e Llogorasë
Artikulli tjetërZero TVSH për inputet bujqësore nga 1 janari 2019