Ballina Ekonomi

Zero TVSH për inputet bujqësore nga 1 janari 2019

Për herë të parë pas 28 vitesh, zero TVSH për inputet bujqësore 

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/- Nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjitha inputet bujqësore.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në konferencën për shtyp të fundvitit, tha se, “për herë të parë pas 28 vitesh, bëhet realitet një zotim që 28 vjet me radhë në fushata elektorale e kanë marrë si zotim të gjitha partitë politike”.

“Kjo do të thotë, – vijoi Kryeministri Rama, – që të gjithë ata që punojnë tokën në Republikën e Shqipërisë, në 28 mijë km2, do të lehtësohen ndjeshëm nga barra e taksës mbi vlerën e shtuar për inputet, dhe të gjitha inputet bujqësore do të jenë me zero TVSH”.

Kryeministri u shpreh se, “kjo është ndihmë direkte për qindra-mijëra njerëz dhe për ekonominë e tyre të vogël familjare”. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlje e taksave për 16 mijë të punësuar
Artikulli tjetërKINË – Rënie e sektorit prodhues për shkak të tarifimeve amerikane