Ballina Bota

PARIS – ”Le Monde” i kërkon ndjesë Macron për krahasimin me Hitlerin

PARIS, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Gazeta më e njohur franceze ”Le Monde” i ka kërkuar falje shefit francez të shtetit, pas marrjes së një orteku kritikash në rrjetet sociale dhe pasi botoi në faqen e parë të revistës së saj një kompozim grafik për Emmanuel Macron, me referencë të një ikonografie naziste.

E përjavshmja tregon presidentin francez në Champs-Elysees në një mjedis që ngjall imazhe të ngjashme me ato të Adolf Hitlerit.

E menjëhshme ishte protesta e shumë lexuesve të indinjuar, të cilët ishin të mendimit të anulohej abonimi dhe që bëri që drejtori Luc Bronner të ndërhynte me një artikull ndjese për Le Monde.fr.

«Kopertina e revistës ‘M’, më 29 dhjetor ka provokuar reagime kritike nga disa prej lexuesve tanë. Ne kërkojmë ndjesë për ata që ishin të tronditur nga synimet grafike që padyshim nuk përputhen me akuzat që janë adresuar’’, shtoi Bronner./     /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet fatsjellëse për një vit të ri të mbarë
Artikulli tjetër262 mijë të punësuar, papunësia në nivelin më të ulët historik