Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, 25253 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 30 Dhjetor/ATSH/-Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.

Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.

Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 25253 nga 262204 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3803 nga 4301 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Në “Dialogu për Universitetin që duam” janë adresuar 28 komente nga studentë dhe pedagogë, 23 komente publike dhe 5 komente konfidenciale.

Gjatë kësaj jave 11 raste të spikatura suksesi; 7 raste ministria e Drejtësisë, 3 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast ministria e Kulturës.

Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 74 092 dhe numri total i regjistrimeve të reja 13233./k.s/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj krerëve të Policisë: Qendrat e lojërave të fatit të trajtohen si parcelat me kanabis
Artikulli tjetërLONDËR – Fox: Mundësitë e Brexit janë “50-50” në rast kundërshtimi të marrëveshjes