Ballina Ekonomi

UKT vijon punën për zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit

TIRANË,29 dhjetor /ATSH-I.Vata/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vijon punën në kryeqytet për zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit dhe përmirësimin e cilësisë të ujit të pijshëm për banorët.

Investimet janë përqendruar në zonën e “Bajram Currit”, brenda “Pallatit me Shigjeta”.

“Investimet e reja janë pjesë e rëndësishme e kryeqytetit. Ndërkohë, një investimi i zbatuar në Bulevardin “Bajram Curri”, brenda “Pallatit me Shigjeta” i ka dhënë zgjidhje problematikave të banorëve të asaj zone”, thekson UKT.

Po ashtu bëhet e ditur se “projekti ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në atë segment, në vendosjen e rrjetit të ri”.

“Kolegët tanë bënë të mundur furnizimin nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale”, shkruan UKT./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Arena Kombëtare” po merr formë, bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e zonës
Artikulli tjetërVdes amerikani Norman Gimbel, autori i “The Girl from Ipanema”