“Arena Kombëtare” po merr formë, bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e zonës

TIRANË,29 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Tiranë ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth “Qemal Stafës”, pasi dhe vetë stadiumi tashmë po merr formë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndjekur nga afër punë për rehabilitimin e zonës pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

“Teksa stadiumi “Arena Kombëtare”  po merr formë përfundimtare, nisëm punën për rehabilitimin e zonës përreth. Fusha pas stadiumit “Qemal Stafa”, do të kthehet në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone”, shprehet ai.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.