Ballina Ekonomi

Sipërmarrja shqiptare, interes për Eventin e Ndërmjetësimit në Spanjë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Biznesi shqiptar po rrit interesin për të qenë gjithnjë e më shumë pjesë integrale në eventet ndërkombëtare, ku promovohen risitë e teknologjisë apo krijohen urat e bashkëpunimit reciprok B2B.

Në këtë kuadër, është edhe aktiviteti i ndërmjetësimit mes bizneseve “Mobile World Congress 2019” që organizohet në shkurt të vitit 2019, në Barcelonë, Spanjë nga Rrjeti i Ndërmarrjeve Evropiane, rrjeti më i madh i mbështetjes së biznesit në mbarë botën, për të cilin ka shfaqur interes pjesëmarrje dhe biznesi shqiptar.

Eventi i ndërmjetësimit do të përfshijë dhe një B2B ku do të zhvillohen takimet bilaterale 20-minutëshe të planifikuara sipas disponueshmërisë së secilit pjesëmarrës, interesave dhe qëllimeve për të gjetur partnerë ndërkombëtarë të biznesit dhe teknologjisë. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBoçi: Qeveria, asnjë shpërblim për mësuesit në fundvit
Artikulli tjetërBashkia e Fierit, ndihma ushqimore për 2 mijë familje në nevojë