Ballina Flash

Bashkia e Fierit, ndihma ushqimore për 2 mijë familje në nevojë

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Fierit, edhe këtë fundvit u është gjendur pranë mbi 2 mijë familjeve në nevojë në qytet dhe njësitë administrative.

Në vijim të një tradite të përvitshme, Bashkia e Fierit zgjodhi që të solidarizohet me familjet më në nevojë për festat e fundvitit.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga punonjësit e bashkisë për të gjitha familjet në vështirsësi ekonomike, të identifikuara më parë nga Zyra e Ndihmës dhe Përkrahjes Sociale.

“Ndihma që çdo familje të gëzojë këtë fundvit”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ndërsa uroi festat e fundvitit.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSipërmarrja shqiptare, interes për Eventin e Ndërmjetësimit në Spanjë
Artikulli tjetërSkema Kombëtare mbështet investimet në blegtori