Ballina Flash

Subjekti privat dëmton rrjetin, ndërhyn OSHEE

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ndërhyrë për të rregulluar tri pjesë të fiderit F5 Sallmonë.

Ndërhyrja e punonjësve të OSHEE Durrës, ka ardhur pas dëmtimit që një subjekt privat i ka shkaktuar fiderit, teksa po punonte në rrugën dytësore në Sukth.

OSHEE bën me dije se nga ky dëmtim zonat përreth kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rasti është kallëzuar në polici.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit – Stafi i ARRSH-së ndihma për familjen Shahaj
Artikulli tjetërFUTBOLL – Sarri: Hazard të vendosë për të ardhmen