Ballina SPORT

FUTBOLL – Sarri: Hazard të vendosë për të ardhmen

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Trajneri i ekipit të “Çelsit”, Mauricio Sarri i ka kërkuar belgut Eden Hazard që të vendosë rreth të ardhmes së tij.

Lojtari i kombëtares belge, kontrata e të cilit skadon në verë të vitit 2020, u shpreh në tetor se e ka si ëndërr që të luajë një ditë për ekipin e “Real Madridit”.

“Nuk e di nëse do të qëndrojë, por është koha që të vendosi”, theksoi Sarri, gjatë një konference për mediet.

Hazard i premtoi ekipit të “Çelsit” se nuk do të lëviz në merkaton e janarit dhe pas fitores së arritur ndaj ekipit të “Watford” belgu u shpreh se: “Jam i fokusuar në fushën e lojës. Shikojmë në fund të sezonit”.

Sulmuesi belg theksoi gjithashtu se dëshironte që të ishte një legjendë të blutë e Londrës, ashtu sikurse Frenk Lampard, Drogba dhe Xhon Terri.

Trajneri Sarri nga ana e tij u shpreh se “unë nuk e kam fuqinë për të ndryshuar situatën. Unë jam trajneri dhe jo presidenti dhe nuk jam përgjegjës për lëvizjet gjatë merkatos”. /Marca/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubjekti privat dëmton rrjetin, ndërhyn OSHEE
Artikulli tjetërFUTBOLL – Interi dënohet me dy ndeshje pa tifozë pas veprimeve raciste