Ballina Flash

Spiropali: Qeveria, analizë për transformimin e jetës universitare

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/-“Procesi që ka nisur qeveria është fillimi i një analize për transformimin e jetës universitare”.

Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në një nga televizionet informative.

“Ky është vetëm fillimi i një procesi analize për transformimin e jetës universitare. Studentët kërkuan përgjysmim të tarifave. VKM-ja shkon dhe përtej asaj. Financim i plotë për studentët ekselentë, ndihmë ekonomike dhe me aftësi të kufizuar”, – tha Spiropali.

Deputetja argumentoi se të gjithë studentët që do shkojnë në universitet në janar do përballen me këto tarifa të reja.

“Të gjithë studentët që do shkojnë në universitet në janar do përballen me këto tarifa të reja. Është një lajm shumë i mirë për të gjitha familjet. Vendimi për investimet në konvikte. Të shohësh kushtet e konvikteve kanë një ndjeshmëri të shtuar. Bëhet fjalë për një investim prej 3 milionë dollarësh dhe përtej kësaj një investim 16 milionë euro për rehabilitimin e konvikteve dhe një premtim që brenda mandatit një rehabilitim i gjithë konvikteve”,- tha ndër të tjera ajo. Qeveria miratoi sot Paktin për Universitetin, ose ndryshe Paketa 8+./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Mrekulli në Alpe, një fëmijë gjendet i gjallë poshtë një orteku
Artikulli tjetërNis punën linja hekurudhore me shpejtësi të madhe në rajonin më të ftohtë të Kinës