BAGDAD, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania udhëtuan sot drejt Irakut për t’u takuar me trupat amerikane, vizita e parë e presidentit amerikan në një zonë konflikti që pas marrjes së detyrës dy vite më parë.
Presidenti mbërriti rreth orës 19:16 sipas asaj lokale në bazën ajrore të Al-Assadit, në provincën Al-Anbar ku u takua me ushtarë dhe komandantë të ushtrisë, raportoi media.
Trump dhe Zonja e Parë amerikane udhëtuan për në Irak mbrëmjen e Krishtlindjes për të vizituar trupat dhe komandantët e ushtrisë si një formë falënderimi për angazhimin, suksesin dhe sakrificën e tyre, si dhe për ti përcjellë urimet e Krishtlindjes, shkruan zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një postim në ”Twitter” shoqëruar me një foto të çiftit presidencial përkrah ushtarakëve të rinj me uniformë./ /v.b/























