Ballina Flash

Ministrja Xhaçka uron besimtarët dhe ushtarakët për Krishtlindje

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ – Me rastin e festës së Krishtlindjes ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar përzemërsisht të gjithë besimtarët e krishterë dhe ushtarakët, në një nga ditët më të veçanta për ta.

Ministrja Xhaçka shkruan: “Krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët e krishterë e në veçanti për ushtarakët shqiptarë! Shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!”

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncerti për Krishtlindjen, Veliaj: Më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara
Artikulli tjetër“Krishtlindjet po vijnë”, Rama uron festat në mënyrë të veçantë