XHAKARTA, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Arriti në 222 numri i personave që kanë humbur jetën pas një cunami vullkanik në Indonezi, njoftoi agjencia vendase për menaxhimin e fatkeqësive, BNPB.
”Ka edhe rreth 700 të plagosur”, tha zëdhënësi i BNPB-së, Sutopo Purwo Nugroho.
”Provinca më e goditur është ajo e Bantenit”, shtoi ai.
”Numri pritet të rritet, ndërkohë që autoritetet po mbledhin të dhëna nga i gjithë vendi”, theksoi Nugroho./ a.jor.





















