Kombëtarja e futbollit të Kosovës ngjitet 46 vende në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Skuadra kombëtare e futbollit të Kosovës ka pasur rritjen më të madhe gjatë vitit 2018 sipas FIFA-s.

Kosova ka arritur të jetë skuadra me më shumë ngjitje. “Dardanët” ndodhen në vendin e 131-të të renditjes, duke u ngjitur me plot 46 vende nga viti i kaluar.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur këtë vit në vendin e 60-të të renditjes me 1372 pikë.

Por surpriza më e madhe është kreu i klasifikimit të FIFA-s.

Belgjika ka arritur të shpallet si skuadra e vitit në renditjen e FIFA-s, megjithëse Botërorin e Rusisë e fitoi Franca.

Me 1 pikë më shumë kryesojnë belgët ndaj francezëve duke ruajtur pozicionin në krye. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.