LONDËR, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike Theresa May dhe homologu saj polak, Mateusz Morawiecki njoftuan sot përforcimin e bashkëpunimit të tyre për të luftuar kundër dezinformimit rus.
“Sot, ne vendosim të mbrojmë demokracitë tona nëpërmjet bisedimeve vjetore mbi aktivitetet armiqësore të Rusisë dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes shërbimeve tona të mbrojtjes dhe të sigurisë”, njoftoi Theresa May, duke theksuar se bisedimet e para të kësaj natyre do të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm.
“Ne jemi të dy thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të goditur sistemin e themeluar në rregulla ndërkombëtare”, deklaroi Theresa May.
“Ne ndajmë gjithashtu ekspertizën tonë për të ngritur një njësi të re në Poloni që do të pengojë drejtpërdrejtë dezinformimin rus”, shtoi May gjatë një konference për shtyp pasi takoi homologun e saj në Londër.
Kjo njësi duhet të mundësojë që të përcaktohen menjëherë autorët e aktiviteteve armiqësore ndaj interesave kombëtare apo tregtare. /G.S/






















