RUSI – Putini dënon krijimin e një kishe të pavarur në Ukrainë

MOSKË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dënoi sot krijimin në Ukrainë të një kishe ortodokse të pavarur nga mbikëqyrja ruse, duke kritikuar një shkelje “flagrante” të lirive fetare.

“Bëhet fjalë për një shkelje flagrante dhe të thellë të lirive fetare”, deklaroi ai gjatë konferencës së tij të madhe vjetore.

“Kjo bëhet gjithashtu me objektivin e një përçarje më të madhe mes popujve rusë dhe ukrainas”, shtoi presidenti rus. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.