Ballina Flash

U plagos në protestë, efektivja e policisë së shpejti në Tiranë

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ – Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit më 22 nëntor, kthehet së shpejti në Tiranë, pas mjekimit në Turqi.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, i cili ka publikuar një foto me efektiven e forcave “Shqiponja”.

“Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por të suksesshme në spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë”, thotë Gazheli. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kundër Gent Ibrahimit: Provon kapjen politike të KLP-së
Artikulli tjetërStudentët, Ahmetaj: Qeveria grup pune, do realizojmë më shumë se 8 pika