TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ “Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së Prokurorisë”, deklaroi sot, Partia Demokratike pas zgjedhjes së tij në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Partisë Demokratike, “eksperti i qeverisë për Reformën në Drejtësi dhe kunati i ish-ministres Kodheli nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP. Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë”.
“PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë. Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë”, shton PD. /j.p/























