BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Plani i Bashkimit EUropian për ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe si vasketat prej shkume plastike dhe produkte të tjera gjeti dakordësi në Bruksel.
Ministrja federale austriake e Turizmit, Elisabeth Koestinger, shkruajti në Twitter se ishte arritur një marrëveshje duke e përshkruar atë si “një moment historik në përpjekjet tona për të reduktuar mbeturinat plastike”.
Austria aktualisht mban presidencën e radhës të BE.
Marrëveshja e përkohshme ende duhet të miratohet zyrtarisht nga shtetet e BE dhe parlamenti i BE-së dhe pritet të hyjë në fuqi për dy vjet.
Në maj, Komisioni Europian propozoi ndalimin e një sërë artikujve plastike njëpërdorimësh për të cilat janë në dispozicion alternativat joplastike, duke reduktuar përdorimin e artikujve të tillë si kontejnerët e ushqimit të gatshëm.
”Më shumë se 80 % e mbeturinave detare janë plastike”, argumentoi komisioni.
Mbeturinat plastike janë një problem i veçantë për oqeanet e botës, pasi shkalla e saj e ngadaltë e dekompozimit do të thotë që gjurmët shpesh gjenden në specie detare si breshkat e detit, balenat dhe zogjtë, si dhe ushqimet e detit që përfundojnë në zinxhirin ushqimor të njeriut./ /os/ a.jor.













