TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/-Atmosfera festive dhe fundi i vitit, i bën të gjithë njerëzit anekënd botës më solidarë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Gjysh Ganiu dhe Gjysh Remziu më në fund mund të shëtisin në qytet vetëm, pasi për t’a janë siguruar dy karroca në formë motorri për të lehtësuar jetën e tyre.
Falë kontributit dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me OJF “The Door” të përfaqësuar nga Kastriot Façi, dy gjyshërit kanë dy karroca në formë motorri që do t’ia lehtësojnë atyre dhe familjarëve lëvizjen në qytet. Shërbimi Social Shtetëror ka vlerësuar mbështetësit e vyer të grupeve në nevojë.
“The Door” është një ndër organizatat që vepron në rajonin e Shkodrës, sherbime dedikuar komunitetit dhe veçanërisht personave me aftësi ndryshe. /j.p/























