Ballina Aktualitet

Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Studentët kanë rinisur edhe sot protestën para Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë vendimit të tyre për të mos pranuar dialog me Kryeministrin Edi Rama.

Nga ana e tij, Kryeministri i ka thënë “Po” të 8 kërkesave të studentëve, ndërsa ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme thirrjen për dialog.

Kërkesat e studentëve:

1. Rritja e buxhetit në 5% e PPB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës (në universitete dhe konvikte).
2. Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.
3. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19.
7. Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8. Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkimit shkencor të pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestitorët hungarezë, interes për të investuar në turizmin shqiptar
Artikulli tjetërBasha: PD kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, mbështesim studentët