Ballina Aktualitet

Basha: PD kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, mbështesim studentët

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH- I.Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se PD është kundër Ligjit të Arsimit të Lartë dhe mbështet protestën e studentëve.

Në një prononcim për mediet, Basha tha se Partia Demokratike e mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën. “Natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur”, tha ai.

Duke iu drejtuar qeverisë Basha tha: “Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet”.

“Bijtë e shqiptarëve janë në protestë, studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime dhe ne i mbështesim. Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë”, tha ai.

Basha shtoi se ky është momenti të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

“Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, t’i mbështesin ata siç i mbështesim ne. Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne”, tha Basha. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudentët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Artikulli tjetërShqipëria vlerësohet nga KiE në luftën kundër pastrimit të parave: Më mirë se vendet e BE