Ballina Lifestyle

Dua Lipa prezanton kënga e saj për filmin Alita: Battle Angel

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Fituesja e çmimit Grammy, Dua Lipa do të interpretojë këngën e re “Swan Song” për filmin Alita: Battle Angel, një aventurë epike nga producentët James Cameron, Jon Landau dhe Robert Rodriguez.

Producenti Jon Landau tha se nga momenti që panë videon e saj ‘New Rules’, u shpreh se: “Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur për të bërë një këngë për filmin e ri. Jim, Robert dhe unë jemi të kënaqur që kemi në bord dhe jemi të bindur se ajo do të bëjë ‘Swan Song’ himnin e përsosur frymëzues dhe fuqizues për të. Ajo ka fuqinë dhe qëndrimin në shfaqjet e saj”, tha ai.

Lipa tha se është e mishëruar me personazhin e Alita dhe krijuesit e filmit. “Unë shoh veten një pjesë të vogël të saj, fuqizimin dhe qëndrimin, të cilat janë dy gjëra që rezonojnë me mua”, u shpreh ajo.

Filmi do të dalë në kinematë në SHBA më 14 shkurt të vitit të ardhshëm.m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak‘Krishtlindjet në Tiranë”, koncert festiv në 24 dhjetor
Artikulli tjetërFOTO/ Artistët shqiptar shkëlqejnë në teatrin e Beogradit me operën “Carmen”