Ballina Aktualitet

Kryemadhi: Të hënën t’i bashkohemi protestës së studentëve

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ftoi sot strukturat e kësaj partie që të hënën t’i bashkohen protestës së studentëve.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Durrës, Kryemadhi u shpreh se “kërkesat e studentëve janë minimale dhe se ata nuk kanë se çfarë të diskutojnë me Ramën”.

“Nuk mund të ketë dialog. Ne kemi shansin për t’i dhënë shpresë rinisë dhe popullit shqiptar”, tha Kryemadhi, duke ftuar sërish anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së që t’i bashkohen të hënën protestës.

Po ashtu ajo e konsideroi “fakmëkeq” projektin e Unazës së Madhe, që sipas saj, është korruptiv dhe abuziv.

“Një vjedhje e plotë, e drejtpërdrejtë e shqiptarëve. Prishen 640 shtëpi dhe nxirren në rrugë të madhe mbi 1 mijë familje. Projekti i Unazës së re duhet anuluar. Grupi i LSI-së do të bëj padi në gjykatë dhe prokurori për anulimin e gjithë projektit të Unazës së re, sepse është vjedhje dhe korrupsion”, tha Kryemadhi./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Manifestime masive për krijimin e një Kishe ortodokse të pavarur nga Moska
Artikulli tjetërRoskovec/ Rrjet i ri ujësjellësi për banorët e fshatit Strum