KIEV – Manifestime masive për krijimin e një Kishe ortodokse të pavarur nga Moska

KIEV, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Disa mijëra ukrainas u mblodhën sot për të mbështetur krijimin e një Kishe të pavarur nga Moska përpara një katedraleje, ku një këshill ortodoks pritet të miratojë këtë vendim historik.

Manifestuesit u mblodhën në sheshin Shën Sofi përpara katedrales me të njëjtin emër, e cila daton nga shekulli i XI.

”Le të qëndrojmë këtu dhe të lutemi për themelimin e Kishës ukrainase”, deklaroi presidenti Petro Porochenko, i cili do të marrë pjesë në këshillin e peshkopëve, duke përshëndetur manifestuesit ndërsa po drejtohej për nga katedralja./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.