Ballina Bota

BRUKSEL – PE miraton 13 miliardë euro për mbrojtjen e BE

BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/- Akordimi i 13 miliardë eurove për Fondin e ri të Mbrojtjes në buxhetin shumëvjeçar pas 2020, është propozimi i miratuar në seancën plenare në Strasburg nga Parlamenti Europian, me 337 vota pro, 178 kundër dhe 109 abstenime.

“Fondi Europian i Mbrojtjes synon të zhbllokojë potencialin e industrisë së mbrojtjes të shteteve anëtare duke mbështetur në një bashkëpunim më të gjerë ndërmjet kompanive në këtë sektor”, shpjegoi deputeti i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve në Parlamentin Europian, Zdzislaw Krasnodebski, sipas të cilit bashkëpunimi midis vendeve të BE “do të stimulojë inovacionin në Europë dhe forcimin e ekonomisë së kontinentit”.

Teksti i miratuar në seancën plenare propozon 4,1 miliardë euro për financimin e projekteve inovative.

Pothuajse nëntë miliardë euro do të plotësojë investimet e shteteve anëtare në sektorin e mbrojtjes, bashkëfinancimin e kostove të zhvillimit, testet e fizibilitetit dhe certifikimet./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pegan”, dieta e vitit 2019
Artikulli tjetërANALIZË – 2018-a viti i begatë për dezinformimin