ANKARA, 13 dhjetor /ATSH-AA/ – Fletorja Zyrtare e Turqisë publikoi një dekret presidencial, ku njoftohet themelimi i agjencisë hapësinore të vendit.
Sipas dekretit, Agjencia Hapësinore Turke do të përgatisë dhe zhvillojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga presidenca.
Agjencia do të ketë autonomi financiare dhe administrative si dhe buxhet të posaçëm.
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në muajin gusht tha se një agjenci turke e hapësirës do të formohej këtë vit, siç ishte përcaktuar në planin 100-ditor të veprimit.
“Ne formuam agjencinë turke të hapësirës për të përforcuar industrinë tonë të hapësirës, për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe burimet njerëzore në fushën e teknologjisë hapësinore si dhe për të rritur kapacitetet dhe aftësitë tona”, tha ai./ /os/ a.jor.












