Ballina Lajme nga Vendi

Ndryshim procedurash për të përzgjedhurit e lotarisë amerikane

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/- Ndryshojnë procedurat për fazën e intervistës për ata që do të jenë të përzgjedhur nga Lotaria Amerikane. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë njoftoi ndryshimet për të gjithë ata që janë përzgjedhur nga lotaria.

Kështu, Ambasada sqarohet se një muaj para se çështja të bëhet gati për intervistë, personit do t’i dërgohet një e-mail ku kërkohen dokumentet civile.

“Jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019? KÇ ka ndryshuar procedurat – rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KÇ do t’ju dërgojë një e-mail që ju kërkon të dërgoni me e-mail dokumentet tuaja civile.

Nëse ju nuk i dërgoni ato, KÇ nuk do t’ju caktojë një datë interviste”, thuhet në njoftim. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Puna e restauratorëve dhe arkeologëve që s’ka çmim
Artikulli tjetërBRUKSEL- PE: Sanksione Rusisë nëse nuk liron marinarët ukrainas