Ballina Lajme nga Vendi

Fier/ Policia shpëton gruan, e mori rrjedha e lumit

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Fierit në bashkëpunim me qytetarët ka shpëtuar një grua e cila po rrezikonte të mbytej, pasi e kishte marrë rrjedha e lumit.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, ditën e martë, rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T., 51 vjeçe, banuese në Fier.

Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj. Shtetasja M.T. u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMONTREAL- Lirim me kusht për shefen e Huawei
Artikulli tjetërBraçe: Drejtësia e re nisi. Ngritja e SPAK dhe BKH do godasë korrupsionin e krimin