Ballina Aktualitet

Dialog për plotësimin e kërkesave të studentëve

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Dialog për plotësimin e kërkesave. Është kjo thirrja e përsëritur e Kryeministrit Edi Rama për studentët protestues.

Duke iu drejtuar sërish studentëve, Kreu i Qeverisë u kujton atyre se nuk mund të plotësohen 8 pikat e tyre pa dialog.

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-), po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë? Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj dialog”, tha Rama. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu politik me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për romët dhe egjiptianët
Artikulli tjetërSTRASBURG – PE miraton marrëveshjen e rëndësishme tregtare BE-Japoni