Ballina Bota

SOFT NEWS – Clare Waight Keller stilistja më e mirë e vitit

LONDËR, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Drejtoreshës artistike të ”Givenchy”, Clare Waight Kellerit iu dorëzua personalisht në Londër çmimi ”Stilistja më e mirë britanike e vitit” nga Meghan Markle, e cila ideoi fustanin e martesës së saj me princin Harry.

‘Është vërtetë kënaqësi prania ime këtu për të nderuar modën britanike’’, pohoi Meghan, dukesha e Sussex, gjatë ceremonisë  së përvitshme të ‘’British Fashion Awards’’, organizuar me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve në Royal Albert Hall.

Shoqëruar nga ovacionet e publikut, ish-aktorja amerikane, shtatzënë, vlerësoi vizionin, kreativitetin, por edhe mirësjelljen e jashtëzakonshme të Clare Waight Keller.

Dy zonjat u takuan në fillim të 2018, përpara se stilistja të skiconte fustanin e nusërisë së Meghan, një adhuruese e modës, për martesën me Harry, 19 majin e kaluar, një krijimin me linja të pastra, me shpatulla të zbuluara dhe me mëngë poshtë bërrylit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen rastet e përjashtimit nga përfitimi i ndihmës shtetërore
Artikulli tjetërPërmbyllet fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore