TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria është e angazhuar për të luftuar posedimin, përhapjen dhe trafikimin e armëve të paligjshme të zjarrit.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është në Paris ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të Iniciativës franko-gjermane mbi Gjithëpërfshirjen.
“Iniciativa për armët e vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria si pjesë e detyrimeve të saj brenda integrimit, është e angazhuar për të luftuar posedimin, përhapjen dhe trafikimin e armëve të zjarrit të paligjshme”, shprehet ministri Bushati.
/gj.mima/j.p/


























