Ballina Lajme nga Vendi

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Një nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në klasat e para në shkollën “Musa Cakërri”, në Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve). /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, e angazhuar kundër trafikimit të armëve të zjarrit
Artikulli tjetërBERLIN – ”Bild”: Putin ish-agjent i Stasit