Ballina Lajme nga Vendi

James Rodriguez do të rikthehet tek “Real Madrid”

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – E ardhmja e James Rodriguez vazhdon të mbetet e paqartë.

Ylli kolumbian është i huazuar te “Bayern Munich” deri në fund të këtij sezoni.
Futbollisti kolumbian nuk është i lumtur tek “Bayern” dhe dëshira e tij është që të kthehet në Madrid.

Gjatë një emisioni sportiv në Spanjë, gazetari kolumbian Hugo Gatti zbuloi prapaskenat e yllit 27-vjeçar.

Për momentin, lojtari kolumbian po gjen shumë pak hapësira me trajnerin Niko Kovaç dhe kjo duket se e ka bindur që të largohet nga “Bayern”.

Gatti zbuloi dëshirën e James Rodriguez, i cili ka thënë: “Dëshiroj të kthehem te ‘Real Madridi’”.

Gjatë muajit janar pritet të merret vendimi nëse James do të qëndrojë në “Allianz Arena” apo do të kthehet tek “Reali”.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kruja dhe Skënderbeu”, veprat e 54 piktorëve shqiptarë ekspozohen në Vlorë
Artikulli tjetërAktivizmi kundër dhunës, ekspozitë në një nga gjimnazet e Tiranës