Kupa e Shqipërisë/ Fitojnë pretendentët në ndeshjet e para

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Kupa e Shqipërisë në volejboll ka dhënë verdiktet e ndeshjeve të para, ndërsa sot pasdite pritet të zhvillohen dhe ndeshjet e dyta të grupeve A dhe B.

Ndeshjet po zhvillohen në Elbasan, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe në parketin “Farie Hoti” të Tiranës. Në grupin A, “Partizani” ka mundur me rezultatin 3-0 “Skënderbeun” në Elbasan. Një ndeshje mjaft interesante, por që në fund, të kuqtë morën tri pikët. Pa probleme fitoi “Vllaznia”, që mundi brenda 60 minutash 3-0 Elbasanin vendës, ndeshje që ishte një formalitet.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i “Farka Volley” mundi 3-1 me përmbysje Studentin në derbin kryeqytetas, ndeshje që nisi mirë për Studentin, por që nuk ruajti të njëjtin ritëm deri në fund.

Fitore “flash” korri “Tirana” ndaj “Teutës”, duke dominuar takimin në të tri setet.

Grupi A – 7 dhjetor, dita e parë
Vllaznia – Elbasani, 3-0 (25-14, 25-15, 25-18)
Skënderbeu – Partizani, 0-3 (21-25, 25-27, 24-26)
Renditja: Vllaznia 3 pikë (1/0), Partizani 3 pikë (1/0), Skënderbeu 0 pikë (0/1), Elbasani 0 pikë (0/1).

Grupi A – 8 dhjetor, dita e dytë
Vllaznia – Skënderbeu, ora 16:30
Elbasani – Partizani, ora 18:30

Grupi A – 9 dhjetor, dita e tretë
Skënderbeu – Elbasani, ora 15:00
Partizani – Vllaznia, ora 17:00

Grupi B – 7 dhjetor, dita e parë
Tirana – Teuta, 3-0 (25-10, 25-10, 25-12)
Studenti – Farka Volley, 1-3 (25-13, 17-25, 19-25, 25-27)
Erzeni (pushim)

Renditja: Tirana 3 pikë (1/0), Farka Volley 3 pikë (1/0), Studenti 0 pikë (0/1), Teuta 0 pikë (0/1), Erzeni 0 pikë (0/0).

Grupi B – 8 dhjetor, dita e dytë
Teuta – Studenti, ora 16:00
Erzeni – Tirana, ora 18:00
Farka Volley (pushim)

Grupi B – 9 dhjetor, dita e tretë
Studenti – Erzeni, ora 16:00
Farka Volley – Teuta, ora 18:00
Tirana (pushim)

Grupi B – 16 dhjetor, dita e katërt
Erzeni – Farka Volley, ora 16:00
Tirana – Studenti, ora 18:00
Teuta (pushim)

Grupi B – 17 dhjetor, dita e pestë
Teuta – Erzeni, ora 16:00
Farka Volley – Tirana, ora 18:00
Studenti (pushim)

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.