Ballina Ekonomi

Financimet nga BE, Soreca vizitë në bashkinë e Beratit

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj priti sot në ambientet e baskisë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi u organizua me rastin e aktivitetit “Panairi i dimrit 2018”, organizuar nga delegacioni i BE – së në bashkëpunim me bashkinë e Beratit. Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e financuara nga programet e BE – së, prej të cilave bashkia e Beratit është përfituese, si dhe mbi thirrjet e hapura për projektet në vijim. Më pas, kryetari i bashkisë dhe ambasadori Soreca vizuan stendat e vendosura në qendrën e qytetit dhe bulevardin “Republika”, të cilat ekspozonin traditat dhe projektet e vendeve të Bashkimit Europian./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten masat e sigurisë në qendrat e kujdesit social në vend
Artikulli tjetërSHBA – BB: 2018-a vit rekord i transfertave bankare drejt vendeve të varfra