Ballina Lifestyle

Chanel heq dorë nga lëkura e kafshëve ekzotike

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ – Vetëm këtë vit shumë firma të njohura të modës kanë adoptuar një qasje të re ndaj modës duke mos përdorur gëzof në koleksionet e tyre të gëzofit duke përfshirë këtu Burberry, Donna Karan/ DKNY, Donatella Versace dhe më i fundit Jean Paul Gaultier.

Firma luksoze Chanel ka vendosur që të kalojë te burimet etike për krijimin e koleksioneve ndësa brandi njoftoi se nuk do të përdorin më lëkurë ekzotike në krijimet e ardhshme.

Bruno Pavlovsky, presidenti i Chanel zbuloi se po bëhet shumë i kushtueshëm përdorimi i lëkurave ekzotike që përfshin lëkurën e krokodilit, hardhucës dhe gjarprit duke prodhuar kështu një gjeneratë të re produktesh me copë në vend të lëkurës. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSarandë, arrestohet polici grek, udhëtonte drejt Bularatit me pistoletë
Artikulli tjetërZgjedhjet lokale, votuesit mbi 100 vjeç me listë të veçantë